“Jemi nda” thotë Sinan Vllasaliu në këngën e re.

“Jemi nda” titullohet kënga më e re e këngëtarit te njohur Sinan Vllasaliu, për të cilën shton se do të jetë një hit.

Kënga është punuar nga Ilir Berani e Miti Geci, këngë kjo e cila ka ritme verore por duke mos i ikur zhanrit të këngëtarit.

Kënga vjen bashkë me klip për pak ditë dhe nga fansat u prit mjaft mirë që nga paralajmërimi.

Vllasaliu nuk do të vonojë shumë deri në publikimin e këngës së radhës, e cila ka një dedikim.